Ndeshja Danimarkë-Belgjikë, tifozët nderojnë Eriksen

Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.

Christian Eriksen është nderuar nga të gjithë tifozët dhe Kombëtaret e Danimarkës dhe Belgjikës.

Po luhej minuta e 10 e takimit kur topi u largua nga fusha, ndërsa lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen.

Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.

Ndeshja vazhdoi pas nderimit për mesfushorin danez, teksa Danimarka po udhëheq 1-0 ndaj Belgjikës me golin e Poulsen.