Gjatë një operacioni të policisë kufitare të Republikës së Turqisë, të organizuar në aeroportin Ataturk në Stamboll, janë sekuestruar 24.800 tableta ekstaze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Tregtisë e Republikës së Turqisë tha se ekipet e Departamentit Kundër Kontrabandës në Drejtorinë Doganore në Stamboll panë një person të dyshimtë gjatë kontrollit të udhëtarëve.
Bëhet fjalë për një pasagjer i cili nga Amsterdami përmes Stambollit udhëtonte drejt Kabulit në Afganistan.
U kontrolluan dy valixhe, ndërsa qentë e trajnuar special vënë në dukje mundësinë e një substance të ndaluar.
Gjatë kontrollit shtesë janë gjetur 24.800 tableta ekstaze me peshë të përgjithshme prej 6.2 kilogramë, ndërsa testet treguan se bëhet fjalë për ekstazë.
Shtetasi i Afganistanit është arrestuar, ndërsa vlera e drogës së konfiskuar vlerësohet në rreth një milion lira (rreth 170.000 euro).



