Në Amerikën Latine 26 milionë persona vuajnë nga varfëria ekstreme

Ekonomistja në Departamentin e Bankës Botërore në Amerikën Latine, Ana Maria Lugo, është shprehur se në këtë rajon 26 milionë persona jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme

Në Amerikën Latine 26 milionë persona jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “El Perfil” të Argjentinës, duke u bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, 26 milionë persona në Amerikën Latine e vazhdojnë jetën e tyre me të ardhura për më pak se 1,9 dollarë amerikan për ditë.

Ekonomistja në Departamentin e Bankës Botërore në Amerikën Latine, Ana Maria Lugo, është shprehur se në këtë rajon 26 milionë persona jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme.

Niveli i varfërisë ekstreme në rajon në vitin 1990 është shënuar 14 për qind, kurse në vitin 2015 është ulur në 4 për qind. Po ashtu në vitin 2015 rreth 11 për qind e popullsisë në rajon jetonte me të ardhura prej më pak se 3,20 dollarë, kurse 26 për qind prej më pak se 5,5 dollarë.

– Gjysma e popullsisë së botës fitojnë më pak 5,5 dollarë në ditë

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, pothuajse gjysma e popullsisë së botës jetojnë me të ardhura më pak se 5,5 dollarë në ditë. Kurse në shtetet me ekonomi të zhvilluar po rritet numri i të varfërve.

Përkundër uljes së numrit të të varfërve ekstremë, 3 miliardë e 400 milionë persona përjetojnë vështirësi të mëdha në përmbushjen e nevojave themelore personale.

Niveli i varfërisë ekstreme në botë gjatë 30 viteve të fundit ka shënuar rënie, ndërkaq ky nivel nga 30 për qind ka rënë në 10 për qind.