Në BE, vaksina kundër COVID-19 pritet të jetë gati nga fundi i vitit

"Edhe pse është e rrezikshme të parashikohet në këtë fazë, gjenden shenja të mira se vaksina e parë mund të jetë gati në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm", tha komisionerja e Shëndetësisë dhe Sigurisë Ushqimore

Vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Bashkimin Evropian (BE) mund të jetë gati nga fundi i vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisionerja e BE-së për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore, Stella Kyriakides, në një deklaratë për gazetën gjermane Handelsblatt, tha se kanë marrë shenja të mira për mundësinë e zhvillimit të vaksinës.

“Edhe pse është e rrezikshme të parashikohet në këtë fazë, gjenden shenja të mira se vaksina e parë mund të jetë gati në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm”, tha ajo.Në BE, vaksina kundër COVID-19 pritet të jetë gati nga fundi i vitit

Ajo tregoi se vaksina nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet, por se mund të kalohet gradualisht në normale pasi të vaksinohet masa e ndjeshme në mesin e grupeve të rrezikuara.

Kyriakides shprehu shqetësimin nga rritja e rasteve në periudhën e fundit në vendet e BE-së, duke u bërë thirrje që të luftojnë në nivel lokal kundër rasteve në rritje.

“Për të parandaluar karantinën e dytë, duhet të jemi më shumë vigjilentë se çdoherë dhe nuk duhet të sillemi lirshëm”, u shpreh ajo.