Në cilat vende lexohen më shumë lajme?

Kur flitet për për konsumin e lajmeve mes burimeve dixhitale dhe tradicionale, shumica e të anketuarve në 29 nga 38 vende pjesë e anketës thonë se ende konsumojnë lajmet kryesisht “offline".
Sipas Institutit Reuters të Monitorimit të Lajmeve Dixhitale, Australianët janë ndër lexuesit më të paktë në botë për lajme në internet.
Një anketë e realizuar nga ky instituti për 2019-ën zbulon se 52% e Australianëve lexojnë lajmet një herë në ditë krahasuar me 85% në Suedi, 79% në Poloni, 78% në Turqi dhe 67% në Britani.

Kur flitet për për konsumin e lajmeve mes burimeve dixhitale dhe tradicionale, shumica e të anketuarve në 29 nga 38 vende pjesë e anketës thonë se ende konsumojnë lajmet kryesisht “offline”.

17% e të anketuarve thonë se marrin lajmet kryesisht nga mediat sociale.

Lista e 10 vendeve të para që lexojnë lajme më së shumti përmbyllet nga: Koreja e Jugut 77%, Italia 70%, Britania 67%, SHBA 63%, Franca 60%, Spanja 58%, Kanadaja 57% dhe Australia 52%. /PCWorld Albanian