Në gjendje të rënduar psikologjike, i moshuari vetëvritet me armë zjarri në Tiranë

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në “Rrugën e Barrikadave”.

80-vjeçari me iniciale Z.GJ., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.