Në Nëntor mbahet kongresi i parë i kryetarëve të komunave Kosovë-Shqipëri

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili tha se me këtë paltformë do të identifikohen fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë.

Kongresi i parë i kryetarëve të komunave të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili tha se me këtë paltformë do të identifikohen fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë.

“Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që bashkëpunimin ta zgjeroj në nivel kulturorë, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Sot, u pajtuam që në Nëntor të këtij viti, t’i hedhim hapat e parë të bashkëpunimit, nëpërmjet organizimit të Kongresit të Kryetarëve të Komunave (K3), platformë kjo që do të identifikojë fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë. Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që bashkëpunimin ta zgjeroj në nivel kulturorë, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik. Dimension i veçantë, i këtij bashkëpunimi është që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë./gazetametro.net