Në Poznan të Polonisë po zhvillohet një samit 3 ditor për Ballkanin Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe liderët e disa vendeve evropiane, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel.
Organizatori i takimit, zv/ministri i Jashtëm polak Shimon Shinkovski bëri thirrje për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Tetor, raporton Tv Klan.
Sipas tij, “Polonia mbështet fuqishëm hapjen e negociatave për këto vende, por edhe për anëtarësimin e të gjithë vendeve të tjera të rajonit”.
14 liderë europianë përfshirë Angela Merkelin dhe Tereza Mayn do të jenë të pranishme të premten në samit.



