Nesër fillon raundi i ndeshjeve të “play-off”-it në UEFA Ligën e Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para të raundit “play-off” në turneun më të madh të nivelit të klubeve të futbollit evropian do të zhvillohen nesër dhe të mërkurën, 18 gusht.
Ekipet që do të kualifikohen në grupe do të caktohen pas ndeshjeve kthyese më 24-25 gusht.
Ndeshjet e raundit në “play-off” që do të fillojnë në orën 21:00 janë si në vijim:
17 gusht, e martë
Monaco (Francë) – Shakhtar Donetsk (Ukrainë)
Sheriff Tiraspol (Moldavi) – Dinamo Zagreb (Kroaci)
Salzburg (Austri) – Brondby (Danimarkë)
18 gusht, e mërkurë
Benfica (Portugali) – PSV Eindhoven (Holandë)
Malmö (Suedi) – Ludogorets (Bullgari)
Young Boys (Zvicër) – Ferencvaros (Hungari)