Netflix raporton humbje pas largimit të abonentëve

Netflix raportoi fitimet ditën e Mërkurë, dhe rezultatet ishin të tmerrshme.

Kompania e pa humbjen më të madhe nga abonentët amerikanë çerek-vitin e parë të vitit, dhe vetëm 2.7 milion klientë me pagesë janë shtuar në shkallë globale, pothuajse gjysma e asaj që ishte parashikuar.

Vlera e aksioneve ra me më shumë se 10% pas publikimit të raportit.

Kjo është një rritje shumë e vogël për një shërbim që është i bazuar në personat e abonuar.

Kompania po përballet me një numër problemesh që mund të ndikojnë në rritjen e viteve të mëvonshme. Netflix po humb një numër serish të liçensuara, si Friends dhe The Office, ndaj konkurrentëve WarnerMedia dhe NBC Universal. /E Përditshmja