Neutralizohen 184 trupa të regjimit në veri të Sirisë

"Në 24 orët e fundit u shkatërruan dy tanke, pesë topa/MLRS (Sistemi i raketave multi-hedhëse), tre armë anti-tank, tetë automjete ushtarake, dy automjete me mitraloz, dy automjete të blinduara", thuhet në deklaratë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka neutralizuar disa trupa të regjimit, automjete ushtarake dhe armë në kuadër të operacionit të saj të fundit ushtarak në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë zyrtare, ministria turke tha se operacioni ushtarak turk ka vazhduar me sukses me ndihmën ajrore dhe atë tokësore.

“Në 24 orët e fundit u shkatërruan dy tanke, pesë topa/MLRS (Sistemi i raketave multi-hedhëse), tre armë anti-tank, tetë automjete ushtarake, dy automjete me mitraloz, dy automjete të blinduara”, thuhet në deklaratë.

Deklarata theksoi se “po ashtu janë neutralizuar 184 trupa të regjimit”.

Më 1 mars, në veriperëndim të Sirisë, Turqia nisi operacionin “Mburoja e Pranverës” pasi të paktën 34 ushtarë turq u martirizuan në një sulm ajror të regjimit sirian në fund të shkurtit në Idlib.

Regjimi dhe aleatët e tij në vazhdimësi kanë shkelur kushtet e armëpushimit të vitit 2018 dhe një tjetër të ri që filloi më 12 janar, duke kryer sulme të shpeshta brenda territorit. Kjo ka rezultuar në viktima si dhe në fluksin e fundit të migrantëve të paregullt përgjatë kufirit të Turqisë, i cili tashmë strehon mbi 3.7 milionë sirianë.