Nga 1 Korriku Kosovaret pa tarifa roaming ne Ballkanin Perendimor

Ai shton se aspektet teknike dhe procedurale janë në përgjegjësi të Autoritetit Rregullativ për Komunikim Elektronik dhe Postar (ARKEP) sa i përket zbatimit të marrëveshjes.

Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë asnjë shtesë për shërbimet e rregulluara me roaming në kuadër të telekomunikimit, siç janë thirrjet dhe mesazhet me telefoni mobile në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që nga 1 korriku i këtij viti.

Ka mbetur më pak se një muaj që të finalizohet marrëveshja për roaming mes Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, e cila ishte kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Ministria e Ekonomisë në një përgjigje me shkrim për Gazetën Online Insajderi thotë se kjo ide madhore ka për qëllim që gjashtë vendet e kësaj pjese të Ballkanit të mund të negociojnë edhe me vendet e BE-së për heqjen e roamingut.

“Në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga data 1 korrik duhet të bëhet heqja e tarifave të roamingut në komunikimet mobile në mes shteteve tona. Ideja madhore është që mëpastaj vendet tona të mund të negociojnë edhe me vendet e Bashkimit Evropian për heqje të roamingut”, thotë Agim Kukaj – drejtor i Departamentit të TIK në ME.

Ai shton se aspektet teknike dhe procedurale janë në përgjegjësi të Autoritetit Rregullativ për Komunikim Elektronik dhe Postar (ARKEP) sa i përket zbatimit të marrëveshjes.

Kryesuesi i Bordit të ARKEP, Nazim Rahimi, thotë se ky institucion ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm me kohë dhe është në komunikim të vazhdueshëm me operatorët “përmes dhënies së udhëzimeve përkatëse për zbatimin e tarifave në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar dhe vendimet e nxjerra nga ARKEP”.

“Më datë 11 Qershor 2021, Bordi i ARKEP ka miratuar Rregulloren për zbatimin e politikës së drejtë dhe për metodologjinë e vlerësimit të qëndrueshmërisë së heqjes së tarifave të roamingut me pakicë për marrëveshjen e roamingut në mes shteteve të Ballkanit Përendimor”, ka thënë më tej ai për redaksinë, duke shtuar se me këtë është përmbyllur me sukses legjislacioni i nevojshëm për fillimin e zbatimit të fazës së dytë, respektivisht heqjen e tarifave të roamingut nga data 1 korrik 2021.

LEXO EDHE:  Më 3 Tetor startupet garojnë për një vend në programin e akselerimit të Uplift Albania

Rahimi më tutje tregon se me rastin e heqjes së këtyre tarifave, ARKEP ka përgatitur dy udhëzues për të njoftuar konsumatorët në lidhje me tarifat e reja të rregulluara të roamingut midis Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

“ARKEP po ashtu me qëllim të njoftimit të konsumatorëve për tarifat e reja të rregulluara të roamingut në mes Republikës së Kosovës dhe Vendeve të Ballkanit Përendimor (WB6), si dhe të drejtat që konsumatorët kanë, ARKEP ka përgatitur 2 Udhëzues: Udhëzuesi për Konsumatorët dhe ai për Operatorët, të cilët janë të publikuara në ëeb faqen e ARKEP dhe mund të shkarkohen nga linku: http://arkep-rks.org/?cid=1,27”, përfundoi ai.

Faza e parë e zbatimit të kësaj marrëveshje ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, pritet të zbatohet më 1 korrik 2021.

Tarifa e roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.

Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të roamingut mes vendeve të Ballkanit.

Aktualisht, çmimet për shërbimet roaming për thirrje të realizuara për një minutë janë rreth 16 cent kurse për një mesazh rreth 05 cent./Insajderi.com