Nga 1 qershori s’lejohet përdorimi i qeseve plastike, Rama: Epokë e re

Nga 1 qershori nuk do të lejohet përdorimi i qeseve plastike.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se nga e mërkura do të nisë një epokë e re për vendin.

Nisma për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme thekson kryeministri është në favor të mbrojtjes së atdheut dhe të fëmijëve.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Më herët kreu i qeverisë ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për prodhuesit e qeseve plastike.