Nga 11 maji hapen parukeritë e qendrat tregtare, nga 18 maji baret e restorantet

Mbetet në fuqi ndalimi i shfaqjeve artistike dhe ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në ambiente publike.

Kryeministria Rama ka konfirmuar në një postim në facebook se nga 11 maji do të hapen disa aktivitete, si parukeritë, berberët, qendrat tregtare si dhe dentistët.

Po nga 11 maji zgjerohet lëvizja e mjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 5 e mëngjesit deri në 5.30 të pasdites.

Lehtësimet do të vijojnë më tej në 18 maj, ku do të fillojë shërbimi i bareve dhe restoranteve deri në 17.30, por vetëm në ambientet jashtë, sipas kushteve specifike të protokollit. Por ndalohet çdo shërbim brenda lokalit.

Mbetet në fuqi ndalimi i shfaqjeve artistike dhe ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në ambiente publike.