Nga 2021, WhatsApp nuk do të funksionojë më te disa smartphone

Telefonat që nuk kanë sistem Android 4.0.3 nuk do të mund të përdorin më WhatsApp

Edhe në vitin 2021, WhatsApp do të reshtë së funksionuari te disa smartphone tashmë të vjetruar. Që nga shkurti i kaluar, platforma më e famshme e mesazheve i pati thënë lamtumirë pajisjeve me sistem Android 2.3.7 dhe iOS 8 (si dhe nga janari, gjithë telefonave Windows Phone).

Në muajt e ardhshëm, do të jeta radha e telefonave me versione përpara iOS 9 dhe Android 4.0.3,

Ndërkohë asgjë nuk do të ndryshojë për KaiOS, versionet e mbështetura të të cilit do të mbeten 2.5.1 dhe ato pasardhëse (përfshirë JioPhone dhe JioPhone 2).

Në lidhje me sistemin operativ iOS, Whatsapp nuk do të jetë i disponoshëm më te iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5S, iPhone 5C, iPhone 6, iPhone 6S, seria e iPhone 7, seria e iPhone 8, iPhone X, seria e iPhone XS, iPhone XR, iPhone SE 2020, seria e iPhone 11 dhe linja e fundit iPhone 12.

Në anën tjetër, lista e telefonave me sistem operativ Android është më e gjatë. Telefonat që nuk kanë sistem Android 4.0.3 nuk do të mund të përdorin më WhatsApp si: HTC Desire, LG Optimus Black, Motorola Droid Razr, dhe Samsung Galaxy S2, që kanë dale rreth vitit 2012.

Është mirë të verifikoni nëse sistemi operativ i telefonit tuaj bën pjesë te këto ndryshime.
• Për telefonat me sistem Android shkoni te: Settings > About System ose About Device
• Përdoruesit e iPhone: Go to Settings > General > Information

Duke u kthyer tek iOS 9 i vitit 2015 dhe Android 4.0.3 më 2011, për fat të mirë ndryshimi do të prekë vetëm një pjesë të vogël të përdoruesve të aplikacionit. Ata do të jenë të detyruar të ndryshojnë telefonin nëse duan të vazhdojnë të përdorin aplikacionin. por për të bërë periodikisht azhurnime të tilla të nevojshme, janë në thelb dy arsye:

Së pari, risitë teknike që zhvilluesit duan të përfshijnë për të përmirësuar platformën, të cilat nuk suportohen nga teknologjitë hardware dhe software më të vjetra.

Së dyti, dhe më e rëndësishme – rreziqet me privatësinë që lidhen me përdorimin e sistemeve operative të paazhurnuara të tilla sa të nxisin vetë WhatsApp të mos marrë përgjegjësi për ndonjë shkelje. Në të dy rastet, bëhet fjalë aspekte që synojnë të ofrojnë përfitime thelbësore te përdoruesit.

Ndonjë alternativë? Qëndrojuni besnikë telefonit tuaj celular, duke hequr dorë nga shërbimi i Menlo Park. /Monitor