Nga Bujqësia te ministria pa portofol, Ikonomi: Nuk është hap pas! Përpara kemi shumë gjëra që duhen bërë mirë

Ish-ministrja e Bujqësisë, Milva Ikonomi, ka dhënë prononcimin e parë për media pas emërimit të saj nga kryeministri Edi Rama në një ministri pa portofol, përkatësisht në Ministrinë e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet.

Ikonomi është shprehur se ky nuk është një hap pas, përkundrazi është një gjë komplet e re.

“Është një hap tjetër, sepse është një ministri komplet e re, është një gjë komplet e re, kështu që është shumë mirë”, është shprehur ministrja, duke shtuar se “Ka shumë gjëra përpara që duhen bërë mirë, që duhen përmirësuar, në mënyrë që publikut t’i shërbehet më mirë. Kjo do të jetë sfida jonë”.