Nga sot hyrja në Kosovë lejohet vetëm dy doza anti-COVID

Nga sot, secili qytetar që hynë në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ky vendim është marrë nga Qeveria e Kosovës në fillim të muajit dhjetor, kur miratuan masat e reja anti COVID-19.

Personat të cilët nuk i kanë dy dozat e vaksinës, do t’iu mundësohet që të vaksinohen aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

“Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë)”, thuhet në njoftim.