Ngjarje e rëndë në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje një fëmijë. Dëshmitë: E vranë para syve tanë, ishte me shpejtësi

Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se një ambulancë e cila po transportonte qytetarë të sëmurë ka përplasur një fëmijë. Dëshmitarët thonë se ambulanca ishte bosh dhe me shpejtësi. Policia njofton shoqërimin e shoferit të ambulancës.

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kakavijë. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se një ambulancë e cila po transportonte qytetarë të sëmurë ka përplasur një fëmijë.

Më tej bëhet me dije se përplasja për fëmijën ka qenë fatale, pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bularat, ndërkohë që fëmija është 10 vjeç. Në një njoftim për mediat, Policia e Gjirokastres njofton se fëmija është nga Lezha dhe është shoqëruar në komisariat shoferi i ambulancës.

Për këtë aksident kanë folur dhe qytetarët që e kanë parë të gjithë skenën. Sipas tyre ambuanca ka qenë me shpejtësi dhe bosh, dhe ka shtypur djalin 14-vjeçar.

Ndërkohë situata në Kakavijë vijon e rëndohet, pasi radha e makianve vetëm shtohet. Nuk dihet ende sa do zgjasë kjo situatë, pasi pala greke sot punon me staf të reduktuar për shkak të festës së “Shën Mërisë”.