Një ngjarje rëndë raportohet të ketë ndodhur sot mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit “Myslim Keta”.
Balkanweb raporton se nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç janë gjetur të pajeta brenda banesës së tyre. Po ashtu raportohet se edhe vajza tjetër e familjes është transportuar në gjendje të rëndë në spital. Ajo quhet Blerta Josifi 34-vjeç.
Nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.
Dyshohet se vajza ka vdekur ditë më parë por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot.



