Ngjarje e rëndë në Mat, vriten dy punonjës të bashkisë

Shkuan për të hapur rrugën në Mat, vriten teksa drekonin dy punonjësit e Bashkisë...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëlli të Matit, pak çaste më parë ku dyshohet se dy punonjës të Bashkisë janë qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Sipas të informacioneve paraprake ngjarja është regjistruar pak momente më parë, ndërsa policia dhe disa ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes, raporton ReportTv.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre punonjës të Bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë kalimi.

Në momentin që janë ulur në lokalin e fshatit për të drekuar ata janë qëlluar me automatik nga një banor i fshatit. Për pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur.