Samil Gulen dhe Tavus bin Keysan Gulen, nipat e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gulen, u dënuan me nga 12 vite burg për anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë seancës së sotme para Gjykatës së 29-të Penale në Ankara, të akuzuarit u prezantuan përmes një video konference, ndërsa në gjykatë ishin të pranishëm avokatët e tyre.
I akuzuarai Samil Gulen, i cili në aktakuzë ngarkohet se ishte eprorë brenda struktuarave ushtarake të FETO-s dhe se këtë funksion e mori në Ankara, mohoi akuzat ndaj tij duke shpjeguar se në Ankara ka ardhur për të vizituar babain e tij në spital.
Ai gjithashtu mohoi të ketë përdorur sitemin e komunikimit sekret ByLock me pjesëtarët e organizatës terroriste FETO. Ai gjithashtu mohoi çdo lidhje me organizatën në fjalë.
Ndërkaq, i akuzuari Tavus bin Keysan Gulen hodhi poshtë akuzat që përmes telefonit, që ishte regjistruar në emrin e tij, ka telefonuar emra të caktuar brenda organizatës. Ai tha se telefonin në fjalë e ka përdorur babai i tij.
Ai tha se në periudhën nga viti 2000 deri 2009 ka punuar në institucionet arsimore të lidhura me FETO-n, për shkak të presionit që kishte ushtruar babai i tij, me qëllim të punësimit për t’u siguruar. I pyetur se përse ka udhëtuar në SHBA, ai tha se ky ishte udhëtim pune.
Advokatët e dy të dënuarve thanë se klientët e tyre janë akuzuar për lidhje familjare me udhëheqësin e FETO-s dhe kërkuan lirimin e tyre.
Kryetari i Gjykatës, Çağlar Şükür, të dënuarit Samil Gulen dhe Tavus bin Keysan Gulen i shpalli fajtorë për veprën penale “anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur”, duke i dënuar me nga 12 vite burg.



