Nis çmontimi i dyerve të blinduara në selinë blu, hiqet edhe banderola në pjesën qendrore të godinës

Ka nisur çmontimi i dyerve të blinduara të selisë së Partisë Demokratike.

Në pamjet e siguruara, shihet se si disa persona po punojnë për të hequr armaturat metalike nga dyert kryesore të selisë. Kjo masë, ishte paralajmëruar më herët nga Komisioni i Rithemelimit, që dje, pas vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri mësynë drejt selisë blu.

Ndërkohë, në fotot e siguruara nga LSA, shihet se si është hequr edhe banderola e vendosur në pjesën qendrore të fasadës së selisë blu, ku shkruhej “Zgjedhim të ardhmen”. Ky slogan, u përdor fillimisht nga ish-kryetari Luzlim Basha pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, si dhe u nxor më në pah në Kuvendin e datës 18 dhjetor.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext

Vlen të përmendet se Komisioni i Rithemelimit ka thënë se PD do i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor.

Në Kuvendin e thërritur më 30 prill, pritet të zgjidhen anëtarët e rinj të kryesisë dhe këshillit kombëtar, e më pas, do të hapet edhe gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

foto galeri foto galeri foto galeri