Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD, ja çfarë do të diskutohet

Ka nisur mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD.

Në mbledhje do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të protestës se 8 janarit.

Në mbledhje merr pjesë edhe Sekretariati i Partisë.

Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.