Nismat parlamentare/ Ambasadorja amerikane takon Ballën e Rushajn: Palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt. Të ngrihen mbi partinë kur është e mundur

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot një takim me krerët e grupeve parlamentare të PS e PD.

Takimin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja Kim, ndërsa poston foto nga takimi me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, si edhe kreun e grupit të PD, Alfred Rushaj.

“ Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj, për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative.

Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur.” shkruan ambasadorja amerikane në twitter.Image