Një kinez dhe dy nga Prishtina, tri raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë

Tri raste të reja të dyshuara me koronavirus janë paraqitur sot në QKUK.

KosovaPress mëson së bëhet fjalë për një 27-vjeçare nga Prishtina e cila punon Itali, një prishtinas që punon në Milano si dhe një kinez 28-vjeçar i cili ka hyrë në Kosovë më 2 shkurt të këtij viti.

“Një grua 27-vjeçare nga Prishtina, studente në Itali në afërsi të Romës, në Piaqenza, një burrë 39-vjeçar nga Prishtina, i punësuar në Milano, dhe një shtetas kinez i lindur më 1992 nga Kina, që ka ardhur nga Kina më 2 shkurt 2020”, tha zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për KosovaPress.

Sipas Fazliut, rezultatet ende nuk kanë dalë dhe se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës do të tregojë për më tepër.