Një shqiptar në Itali tenton të vrasë gruan me shpatë samurai

Një shqiptar në Itali është vënë në prangat e karabinierëve pasi ka kërcënuar bashkëshorten me një shpatë “katana”.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Pavias, ku pas një telefonate në stacionin e policisë, karabinierët mbërritën në banesën e shqiptarit. Ata e gjetën 50-vjeçarin në flagrancë duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, shkruan ABC News.

Shqiptarit iu sekuestrua edhe shpata 105 cm e gjatë, ndërsa tashmë do të duhet të përballet me akuzat për dhunë në familje.