Një smartfon Android grumbullon 20 herë më shumë informacione rreth përdoruesve se iPhone

Me tu ndezur smartfoni një pajisje Android grumbullon afro 1MB informacion dhe i dërgon tek Google ndërsa iOS vetëm 42KB.

Pavarësisht nëse keni një iPhone apo pajisje Android, në mënyrë anonime dërgon informacione rreth vendndodhjes suaj, numrit të telefonit dhe detajet të rrjetit lokal tek Apple ose Google. Tashmë një hulumtues ka bërë një krahasim që sugjeron se ndërsa të dy sistemet operativ grumbullojnë të dhëna, Android grumbullon 20 herë më shumë sesa iOS.

Të dy sistemet operativ transmetojnë të dhënat e tyre telemetrike. Edhe kur nuk po përdoret, pajisjet dërgojnë mesatarisht çdo 4.5 minuta informacione tek një server i jashtëm.

Nuk janë vetëm sistemet operativ por edhe aplikacione e shërbime si Siri, Safari, iCloud, Chrome, YouTube, Google Docs, Google Messenger dhe Google Search.

Me tu ndezur smartfoni një pajisje Android grumbullon afro 1MB informacion dhe i dërgon tek Google ndërsa iOS vetëm 42KB.

1MB informacione dërgohen tek Google çdo 12 orë ndërsa iOS 52KB tek Apple. /PCWorld Albanian