Një tërmet prej 5,9 ballësh sipas shkallës së Rihterit në orën 02:43 sipas orës lokale ka goditur qarkun Tazeabad pranë provincës Kermanshah të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Kermanshahut, Hosheng Bazund në një deklaratë për televizionin shtetëror të Iranit tha se si pasojë e tërmetit deri më tani një person ka humbur jetën ndërsa 219 të tjerë janë plagosur.
Bazund tha se ekipet për shpëtim dhe ekipet shëndetësore ndodhen në vendngjarje dhe se të plagosurit janë dërguar në spital. Ai po ashtu bëri të ditur se qytetarët natën e kanë kaluar përjashta dhe se deri në mëngjes kanë vazhduar lëkundjet pas tërmetit.



