Një tjetër viktimë në plazhin e Velipojës

Një tjetër viktimë është shënuar ditën e sotme në plazhet shqiptare.

Një pushues nga Kosova ka humbur jetë sapo është futur në ujë.

Ngjarja është regjistruar në plazhin e Velipojës, transmeton Koha Jonë.

Ai është identifikuar si Isuf Kryeziu, 84 vjeç.

Mësohet se shkak për ndarjen nga jeta të pushuesit është bërë një infarkt.