Një vajzë e vogël në protestë me biçikletë: Babi vrapo, nafta është çmendur

Protesta kundër rritjes së çmimeve ka mbledhur qytetarë të shumtë para Kryeministrisë, si edhe të të gjitha moshave.

Burra, gra, të moshuar, të rinj, persona me aftësi të kufizuara dhe të tjerë kanë kërkuar uljen e çmimeve. Por mes protestuesve ka qenë dhe kjo vajzë e vogël, e cila me sa duket duke dëgjuar të rriturit për luhatjen e çmimit të naftës për disa ditë, ka vendosur këtë parullë: “Babi vrapo, nafta është çmendur”.