Njerëz nga të gjitha sferat e jetës prezentë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Qytetarët thonë se namazi i xhumasë pas 86 vjetësh në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes në Stambollit është një ngjarje për të cilën "ia vlen të presësh".

Njerëz nga të gjitha sferat e jetës morën pjesë në faljen e namazit të parë të xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes, e cila u rihap për adhurim pas 86 vjetësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Burra, gra, të moshuar dhe fëmijë u panë duke pritur në 11 pikat e kontrollit. Policia kontrolloi adhuruesit, ndërsa personeli mjekësor kontrolloi temperaturën dhe maskat e tyre në përputhje me masat për parandalimin e koronavirusit të ri (COVID-19).Mijëra besimtarë mblidhen për të falur namazin e xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Për të kursyer kohë, disa njerëz merrnin avdes në xhamitë përreth. Shumë persona mbanin flamuj turq dhe sexhade për t’u falur.

Një shërbim transferimi u nis për të transportuar të huajt dhe të tjerët nga një vend parkimi i caktuar në qarkun Yenikapi.Mijëra besimtarë mblidhen për të falur namazin e xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Me autostop për në namazin e parë

Ali Kemal Evlioğlu për AA tha se ka ardhur në Stamboll duke bërë autostop nga provinca Samsun e Detit të Zi, duke shtuar se është i lumtur që mund të falë namazin e parë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes.

“Ne i shndërruam vitet e mërzisë së pritjes në lumturi. Kjo është arsyeja pse ne jemi të lumtur”, tha Evlioğlu.

Një qytetar tjetër, Faysal Karakuş tha se ai erdhi nga provinca lindore Elazığ, duke shtuar: “Ia vlejti pritja 86-vjeçare. Falë Zotit, ne mund të shohim një ditë të këtillë. Jemi shumë të lumtur”.Mijëra besimtarë mblidhen për të falur namazin e xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Kadir Ozver, një banor i Stambollit tha se edhe pse ka dalë nga shtëpia e tij herët në mëngjes, ishte e vështirë të arrinte në xhami për shkak të turmës.

Adem Çınar tha se kjo ishte një ëndërr që u realizua dhe se ai do të falë namazin duke mbajtur flamurin turk.

Mehmet Bozdağ tha se bashkë me miqtë e tij erdhi nga Izmiri në Stamboll.

“Ajasofja na është besuar nga Sulltani Osman Mehmet II, çliruesi i Stambollit. Simboli i çlirimit është thelbësor që Stambolli të jetë Stambolli”, shtoi Bozdağ.Mijëra besimtarë mblidhen për të falur namazin e xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Rrugë e gjatë nga Gjermania

Ikbal Çetin, një qytetar që jeton në Gjermani, erdhi në Turqi me dy fëmijët e tij për të falur namazin e parë të xhumasë pas 86 vjetësh në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes.

Vajza e tij, Seher Çetin tha se ata dëshironin “të jenë dëshmitarë të historisë”.

“Ne kemi vizituar Ajasofjen më parë. Ne ishim të zhgënjyer që nuk ishte e hapur për adhurim, por tani jemi të lumtur”, tha ajo.

Ajasofja është ndër destinacionet kryesore turistike në Turqi për vizitorët vendas dhe të huaj.Mijëra besimtarë mblidhen për të falur namazin e xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Në vitin 1985, gjatë kohës së saj si muze, Ajasofja u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Ajo shërbeu si kishë për 916 vjet deri në çlirimin e Stambollit dhe si xhami nga viti 1453 deri në vitin 1934, pothuajse gjysmë mijëvjeçari dhe së fundmi si muze për 86 vjet.

Më 10 korrik, një gjykatë turke anuloi dekretin e kabinetit të vitit 1934 që e kishte shndërruar Ajasofjen në muze, duke i hapur rrugën përdorimit të saj përsëri si xhami pas një periudhe 86 vjeçare.Mijëra besimtarë mblidhen për të falur namazin e xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Më 16 korrik, Drejtoria e Çështjeve Fetare në Turqi nënshkroi protokoll bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për të drejtuar Ajasofjen pas shndërrimit të saj në xhami.

Sipas protokollit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të mbikëqyrë punën e restaurimit dhe konservimit ndërsa Drejtoria e Çështjeve Fetare do të mbikëqyrë shërbimet fetare.

Thesari arkitektonik po ashtu do të jetë i hapur falas për turistët vendas dhe të huaj.Mijëra besimtarë mblidhen për të falur namazin e xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes