Njerëzit në karantinë, shfaqen arinjtë në Pogradec

Pogradec/ Njerëzit në karantinë, arinjtë ‘gjigantë’ dalin shëtitje (VIDEO)

Ashtu sikurse në gjithë vendin, edhe në Pogradec njerëzit janë mbyllur nëpër banesat e tyre në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusìt.

Por nuk ndodh e njëjta gjë me kafshët e egra. Me sa duket kanë përfituar nga mungesa e lëvizjes së njerëzve dhje kanë dalë hapur nëpër livadhe e kjo është vërtetuar në Pogradec ku disa arinj janë filmuar teksa ushqehen.

Pamjet janë marrë në fshatin Llëngë, Mokërr e Sipërme në Pogradec ndërsa pasi kanë dëgjuar një banor që ka fishkëllyer, ata janë larguar me shpejtësi pasi janë trembur.