Shitjet e “telefonave budallenj” janë rritur, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëzit po përpiqen që të arratisen nga “smartphone”-t dhe mediat sociale.
Sipas “Daily Mail”, është rritur me 5% shitja e celularëve që thjesht bëjnë dhe marrin telefonata, që nuk kanë internet ose aplikacione./raporton Top Channel
Celularë si Nokia 8110 janë të përhapur tek të moshuarit, të cilët duan një pajisje të lehtë për t’u përdorur.
Shitjet globale të “telefonëve të zgjuar” u rritën me vetëm 2% vitin e kaluar, ndërsa shitjet e “telefonëve budallenj” u rritën me 5%.



