Njëri në kërkim për falsifikim, tjetri për ndihmë për transport klandestinësh, dy të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, pasi ishin shpallur në kërkim për ‘Falsifikim’ dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, pasi ishin shpallur në kërkim për ‘Falsifikim’ dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Dorjan Dervishaj, 40 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me dy vjet burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.