Njihuni me 10 portierët më të mirë në botë

Revista FourFourTwo, i ka vendosur Oblakin dhe Alissonin të parët dhe të dytët, në renditjen top 10-të e tyre.

Jan Oblak është portieri më i mirë në botë sipas FourFourTwo , duke e lënë pas, Alisson Beckerin.

Ylli i Atletico Madrid tregoi edhe një herë cilësitë e tij me një paraqitje të jashtëzakonshme në Anfield Road në Ligën e Kampionëve në mars.

Revista FourFourTwo, i ka vendosur Oblakin dhe Alissonin të parët dhe të dytët, në renditjen top 10-të e tyre.

FourFourTwo e vlerësoi Alissonin si “një nga dy blerjet më të mira, së bashku me Virgil van Dijk, që e kthyen Liverpoolin në garë për titull dhe fituan Ligën e Kampionëve.

Në vendin e tretë është Marc-Andre ter Stegen i Barcelonës, që e lë shumë pas portierin Bayern Munich, Manuel Neuer (8).

Thibaut Courtois, Keylor Navas, David de Gea dhe Ederson po ashtu gjejnë vend në këtë rendite, ku nuk mungojnë befasitë.

Renditja e plotë e FourFourTwo është më poshtë:

10. David de Gea (Man United)


9. Ederson (Man City)


8. Manuel Neuer (Bayern Munich)


7. Samir Handanovic (Inter Milan)


6. Peter Gulasci (RB Leipzig)


5. Keylor Navas (PSG)


4. Thibaut Courtois (Real Madrid)


3. Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)


2. Alisson Becker (Liverpool)


1. Jan Oblak (Atletico Madrid)

/Telegrafi