Nuk e bëri me kombëtaren por e bën me Vitessen, Broja gjen golin

Armando Broja korrigjon shënjestrën, dygolësh në fitoren e Vitesses…

 

Shpërdoroi raste flagrante me Kombëtaren, por e korrigjon shumë shpejt shënjestrën me klubi ne tij. Armando Broja ishte i papërmbajtshëm në fitoren 0-2 të Vitesses në fushë ne Dem Haag.

Sulmuesi 19-vjeçar, në pronësi të Chelsea-t, shënoi të dy golat e ekipit të tij (tre në total në këtë sezon), nga një në çdo pjesë, për t’i siguruar fitoren e katërt në kampionat, që e mban në krye me 12 pikë, aq sa ka grumbulluar dhe Ajaxi kryesues.Image

Broja e realizoi golin e parë në minutë e 32-të, me një goditje brena zonës, ndërsa atë të 2-0 në të 71-tën, nga rreth 15 metra largësi. Vitesse luajti gjatë gjithë pjesës së dytë me një lojtar më pak, pasi në fundin e fraksionit të parë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë Tannane.

Ajaxi i Amsterdamit mposhti thellë 4-1 Heerenveenin me dy gola të Tadicit dhe finalizimet e Kudus dhe Klaassen, ndërsa për miqtë shënoi golin e nderit Veerman. Derbi i Roterdamit mes Feyenoordit dhe Spartës përfundoi 1-1 (Haps 44’/ Thy 52’).Image

 

Lajme të ngjashme