Kina kundërshton sanksionimin e Rusisë

Kina nuk ka menduar asnjëherë se sanksionet janë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet, deklaroi të mërkurën ministrja e jashtme.

Deklarata e zëdhënëses së ministrisë Hua Chunying erdhi pas pyetjes nëse kombi aziatik do i bashkohej shteteve të perëndimit në sanksionimin e Rusisë.

“Qëndrimi i qeverisë kinezë është se ne besojmë që sanksionet nuk janë një mënyrë efektive për të zgjidhur problemin”, teksa shtoi se Kina gjithmonë ka “kundërshtuar sanksionet e njëanshme e të jashtëligjshme”.

Sipas zëdhënëses së ministrisë, sanksionet sjellin vështirësi të mëdha në jetën e qytetarëve si dhe shkaktojnë pasoja të rënda ekonomike.

Kina shpreson se çështja do të zgjidhet përmes dialogut dhe i bëri thirrje palëve të ruajnë qetësinë dhe të vetëpërmbahen, tha Chunying para gazetarëve në Pekin.

“Ne shpresojmë se palët e përfshira do ta mendojnë me seriozitet këtë. Mendojmë se duhet të bëjmë më të mirën për të zgjidhur problemin përmes dialogut”

Hua foli dhe për rastin e Tajvanit, teksa hodhi poshtë pretendimet për një krahasim të mundshëm më situatën në Ukrainë.

“Tajvani nuk është Ukraina. Tajvani ka qenë gjithmonë një pjesë e pandarë e territorit të Kinës. Ky është një fakt i pamohueshëm historik dhe ligjor”, përmbylli Chunying.