Ish-ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj i ka dorëzuar detyrën sot pasardhëses së tij, Olta Xhaçka. Në një fjalë të shkurt, ai la të kuptohej edhe të ardhmen e tij, duke u shprehur qartë se nuk do të largohej nga Shqipëri.
Cakaj shtoi se anagazhimi i tij në vendin tonë nuk do të përfundojë por do të ndryshojë trajtë, megjithatë nuk ka dhënë detaje të tjera.
“Angazhimi im nuk mbaron këtu, thjesht po ndryshoj trajtë. Jam rritur me Shqipërinë dhe do ta mbaj atë me çfarëdo cilësie që të më gjejë e nesërmja,”-tha ai.


