Nuk ka ndikuar lufta te çmimi i naftës në treg, pretendon eksperti

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço tha se te rritja e çmimit të naftës nuk ka ndikuar lufta, por manovratorët në treg.

Sipas tij është tregu ai që po luan me çmimet pasi ndikimet e luftës nuk kanë nisur akoma.

Ndërkohë në studion e “Now” me Erla Mëhillin, gazetares i erdhi një mesazh i cili donte të ndërhynte në debat.

Rezervat  e karburantit janë në zonë të lirë doganore. Depozitat në zonë të lirë doganore ligjërisht janë jashtë sistemit fiskal shqiptar. Ato pavarësisht se mund të jenë mbushur para 3 muajsh marrin çmimin e ditës së zhdoganimit që mund të jetë sot e në vijim.

Gazetari Bardh Sejdarasi sqaroi se gjithçka në mesazhin e ardhur në studio është e saktë përveç pjesës që lidhet me rezervat e sigurisë.

“Pjesa që lidhet me rezervat e sigurisë nuk ka lidhje me zonën e lirë ekonomik, sepse zona e lirë ekonomike nuk ka taksa dhe ti nuk mund të ngresh një depozitë rezervë sepse ti i ke paguar ato taksa në momentin që e ke nxjerrë dhe e ke deklaruar si rezervë,” u shpreh ai.