Nuk ka tampone as për mjekët, infeksionistja prej 2 ditësh e karantinuar në banesë me simptoma të Covid

Ndërkohë në Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan,burimet bëjnë me dije se katër anëtarë të stafit kanë shfaqur siptomat e Covid 19 por nuk ka tampone për të konfirmuar nëse jane apo jo pozitiv.

Infektohet me Covid A.Dajlani, e vetmja mjeke infeksioniste në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”.

Mjekes nuk i është bërë tamponi pasi ka mungesë të tyre. Ajo është karantinuar prej dy ditësh në banesë sepse ka temperaturë dhe simptoma të koronavirusit.

Bashkë me të dyshohet të jenë infektuar edhe tre infermiere, të cilave gjithashtu u është rekomanduar të karantinohen.

Ndërkohë në Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan,burimet bëjnë me dije se katër anëtarë të stafit kanë shfaqur siptomat e Covid 19 por nuk ka tampone për të konfirmuar nëse jane apo jo pozitiv.

Vetëm sot në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit janë paraqitur mbi 20 raste që shfaqnin simptomat e Covid 19.