“Nuk kam angazhim total me lëvizjen e Berishës, pasi kam qenë nënkryetar i PD kam përgjegjësi”, Paloka: Bashës i thashë se ka dy rrugë, s’pranoi

Deputeti demokrat, Edi Paloka, foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Paloka e nisi me protestën e dhunshme të 8 janarit te selia e PD, duke thënë se atë ditë brenda selisë ka pasur njerëz pa lidhje me partinë, të cilët sipas tij, kanë…

Deputeti demokrat, Edi Paloka, foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Paloka e nisi me protestën e dhunshme të 8 janarit te selia e PD, duke thënë se atë ditë brenda selisë ka pasur njerëz pa lidhje me partinë, të cilët sipas tij, kanë qenë thirrur për të bërë atë që bënë.

Më tej, Paloka theksoi se nuk ka angazhim total edhe me lëvizjen e Berishës, pasi siç sqaroi ai vetë “Ti e di që unë kam qenë nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut”.

“Realiteti i asaj që ndodhi me 8 janar është i qartë për çdo shqiptar. Para 8 janarit kemi qenë dëshmitarë të një seri ndodhi. Disa herë deputetë të PD, jo pa qëllim, nuk ka qenë domosdoshmëri e madhe për mbledhje, por kanë vajtur ditë rresht, për të hyrë në selinë e PD dhe nuk janë lejuar. Është mashtruar për ditë të tëra, që po bëhen punime, por ne i dinim të gjitha ishin njerëz nga brenda selisë që na tregonin.

Ka një çështje që ka shkuar në prokurori tani. Basha e Bardhi janë denoncuar në SPAK. Brenda ka patur njerëz pa lidhje me PD, janë thirrur aty për të bërë atë që u bë. Quhet dhunë ajo e protestuesve, po dhunë ndaj kujt? Ndaj dyerve? Nuk u shkatërrua selia, ne vajtëm për të hyrë në seli. Selia ishte blinduar prej ditësh, një seli e blinduar qëllimisht që mos hynin anëtarët e deputetët dhe ne thamë do shkojmë për ti hapur. Tani dyert e blinduara me ca hapen me hunj?

Në gjithë dritaret përballë dilnin me maska e tregonin e demonstronin shkopinjtë. Dyert e brendshme ishin bërë me frëngji. E del basha me paturpësi e thotë nuk i hodhëm gaz, po fikëse zjarri, po atë le ta zgjidhë prokuroria.

Ne vajtëm për të hyrë në seli. Më vjen turp që ca nga ata i kam patur kolegë, e dalin e flasin me fjalët e Spartak Braho. Tha ai do vritet E.A dhe Alibeajt i vunë gardë, po pse nuk e thirrën Brahon prokuroria, po dihet kush është e ndaj nuk e merr kush seriozisht. Do shkoja unë të vrisja Enkelejdin. Dhe u detyrua pas asaj që bëri Basha i nxori me radhë, një tufë njerëzish pa dinjitet, që më vjen turp që kam qenë krah tyre e flisnin për tmerret e përjetuara.

Basha zgjodhi të thërriste policinë e Ramës. Çfarë do ndodhte nëse dyert do ishin hapur? Ne na u mbyll dera dhe vajtëm për t’i hapur. Kaq. Atë ditë iu vu vula e turpit Lulzim Bashës. Ishin të gjithë demokratë. Edhe zotëria që bënte proza me Lulzim Bashën brenda, në krah tonë ishte motra e tij, Rita, ishte me ne po vinte të vriste vëllain. Dyert do hapeshin nuk mund të rrinte e mbyllur PD për demokratët. Bashës do i thuhej me mirësjellje e kulturë je i shkarkuar.

Dega 8 doli sot demaskoi me emra, njerëz që nuk kanë qenë në Shqipëri kanë votuar në Kuvendin e Bashës. PD nuk është 5 emra. PD janë ata që u mblodhën më 11 dhjetor, janë me dokumente, kanë shkuar në gjykatë me emër e kartë identiteti. Mi gjeni këta, ti e di që unë kam qenë nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut.

Ky ka kopjuar veset e Ramës. I vetmi që po hedh poshtë çdo sakrificë të demokratëve është Lulzim Basha. I kam kërkuar të votëbesohet. Qe kur ambasadorja përmendi barin, filluan sulmet ndaj Bashës se nuk po reagonte. Dhe i thashë ke dy rrugë, ose të tërhiqesh ‘jo tha nuk e bëj’ nga akti ose dil e thuaj demokratëve ‘mendova se me këtë akt po bëja më të mirën’, nuk më doli e kërkoj votëbesimin tuaj. Nuk e pranoi. Me dhjetëra herë i kam thënë të votohej, vetëm vota e zgjidhte këtë krizë. Ka pranuar çdo gjë për karrigen e vet”, tha Paloka.

Ndërsa, i pyetur për vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për pezullimin e tij nga Partia Demokratike, deputeti Paloka theksoi se “Partia jemi ne. Nuk është Lulzim Basha. Basha është një deputet i