Nuk pranohet zëvendësuesi i Murrizit

Dega PD do të drejtohet në mënyrë kolegjiale...

Pas shkarkimit te deputetit Myslym Murrizi nga të gjitha funksionet, Partia Demokratike nis organizimin e strukturave të degës në Lushnje, ku ai ishte kryetar.

Por emri i propozuar nga sekretari organizativ Sahit Dollapi dhe ish deputeti Enkelejd Alibeaj, është kundërshtuar me forcë nga anëtarët demokratë të këtij qyteti. Në vend të Murrizit ata propozuan për kryetar Daut Sulën, shkruan Klan.

Megjithatë pas shumë diskutimesh u vendos që deri më 11 Mars kjo degë te drejtohet në mënyrë kolegjiale. Pas kësaj date do të ketë një tjetër propozim. Sipas Alibeajt,e rëndësishme është vazhdimi i aksionit opozitar për rrëzimin e qeverisë Rama ndërsa theksoi se u vlerësuan dhe zërat kundër kandidaturës për kryetar partie në Lushnje.