Inspektoriati Shtërëror Shëndetësor ka gjobitur këtë të premte 17 subjekte të cila u gjetën në shkelje të rregullave e protokolleve të vendosura për mospërhapjen e Covid në Shqipëri.
Përmes një njoftimi, ISSH ka bërë thirrje për respektimin e udhëzimeve dhe protokolleve të vendosura, në një kohë kur në 24 orët e fundit, u konfirmua sërish një numër rekord prej 57 personash.
Postimi i plotë:
ISHSH, çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve për mbrojtjen nga COVID19, zero tolerancë ndaj çdo subjekti.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, datë 13.06.2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, realizoi 985 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.
Janë marrë 17 Masa Administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, për të respektuar distancimin social dhe protokollet e miratuar.
Inspektimet dhe monitorimi vijojnë çdo ditë, por kërkohet vetëndërgjegjësim i të gjithë subjekteve dhe qytetarëve sepse respektimi i masave i shërben shëndetit të të gjithëve!
MSHMS apel qytetarëve: Parandaloni përhapjen e COVID-19 duke respektuar rregullat:
Ruani distancën nga njëri tjetri,
mbani maska në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca,
ruani higjienën personale,
bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë,
mbroni veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19.
Ruani shëndetin. /Express

