12.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Numërohet shumica e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje. Ndjekin PDK dhe LDK

Thellohet fitorja e Vetëvendosjes në Kosovë. Deri më tani janë numëruar mbi 97 për qind e votave, ku Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar deri më tani 48.18 % të votave, PDK 17.32 %, LDK 13.19 % dhe AAK me 7.4 %. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar mbi 796 mijë vota dhe në bazë të rezultateve e para në listë prin Lëvizja Vetëvendosje me 48.18 për qind të votave.

Pas saj, vjen Pas Partia Demokratike e Kosovës me 17.32 për qind, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.19 për qind të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr 7.4 për qind të votave , Lista Serbe 5.27, ndërsa Nisma Socialdemokrate 2.59. Kujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme parlamentare ishte 45.56 për qind.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Ndërkaq, pas shpalljes së rezultateve preliminare, Albin Kurti nga LVV tha se u vërtetua se zgjedhjet ishin një referendum për drejtësi. Ai theksoi se qeveria e ardhshme nuk do të hakmerret ndaj askujt, por do të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi kudo. Nga ana tjetër Enver Hoxhaj nga PDK tha se rezultati është mesazh i qartë për PDK-në dhe se ata e kanë pranuar si të tillë. “Ne përgëzojmë LVV për rezultatin e arritur…Natyrisht PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisjes me Vetëvendosjen pasi kemi dallim të madh në orientimet politike. Jemi shumë larg në orientimet politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat që ka ndërtuar dhe qëndron PDK”, -tha ai. Reagimeve iu bashkua dhe Isa Mustafa, i cili pasi pranoi rezultatin pohoi se në ditët në vijim kjo parti do të bëjë analizë më të detajuar.

Këto zgjedhje janë të parakohshme në Kosovë, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti në dhjetor. Edhe vitin e kaluar Vetëvendosje ishte në qeveri për vetëm disa muaj pasi koalicioni me LDK u prish. Tashmë Vetëvendosje synon që ta marrë e vetme qeverinë teksa në paktin parazgjedhor është lënë që kryeministër të jetë Albin Kurti e Presidente Vjosa Osmani.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme