Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite rritet në 248, përfshirë 66 fëmijë

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 248, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, raporton Anadolu Agency (AA).

Izraeli ka kryer sulme në Rripin e Gazës nga ajri dhe nga toka që nga 10 maji.

Izraeli dhe Hamasi, me ndërmjetësimin e Egjiptit, ranë dakord për një armëpushim të enjten në mbrëmje, duke i dhënë fund sulmeve disaditore izraelite në Gaza.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi mbrëmë vonë se numri i palestinezëve që humbën jetën në sulmet e 10 majit në Izrael ishte rritur në 248, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, dhe se numri i të plagosurve ka arritur në 1.948.

Nga ana tjetër, grupet e rezistencës palestineze në Gaza janë kundërpërgjigjur me raketa ndaj sulmeve izraelite. Dymbëdhjetë persona humbën jetën nga raketat e hedhura në Izrael.

Tensionet u përshkallëzuan për shkak të sulmeve ndaj besimtarëve gjatë Ramazanit, muajit të shenjtë të muslimanëve, në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa dhe vendimeve të gjykatës për të dëbuar familjet palestineze nga lagjja Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor.​​​​​​​