Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, vendi regjistroi 29.281 raste të reja pozitive me COVID-19, përfshirë 6.439 raste simptomatike.
Sipas Anadolu Agency, rastet e reja e kanë çuar totalin e pacientëve në 494.351. Numri i të vdekurve u rrit për 185, duke arritur në 13.558.
Mbi 168.200 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 18,41 milionë.
Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 5.011.
“Numri i pacientëve të gjendje të rëndë vazhdon të rritet. Mbështetni profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor të cilët në mënyrë efikase e mbajnë këtë barrë. Shtoni fuqinë e kësaj lufte duke ndjekur më mirë masat”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter.



