OBSH paralajmëron për “nivele alarmante të transmetimit” në të gjithë Europën

Kluge shtoi se më shumë se gjysma e vendeve të Europës kanë raportuar një rritje prej më shumë se 10% të rasteve të reja në dy javët e fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se një “situatë shumë serioze” po shpaloset në Europë, pasi ka “nivele alarmante të transmetimit” të valës së koronavirusit në të gjithë kontinentin.

“Rastet javore tani kanë tejkaluar shifrat e raportuara kur pandemia për herë të parë arriti kulmin në Europë në Mars,” tha drejtori Rajonal i OBSH Hans Kluge.

“Javën e kaluar, numri i përjavshëm i rajonit tejkaloi 300 mijë të prekur”.

Kluge shtoi se më shumë se gjysma e vendeve të Europës kanë raportuar një rritje prej më shumë se 10% të rasteve të reja në dy javët e fundit.

“Prej tyre, shtatë vende kanë raportuar dyfishim të rasteve në të njëjtën periudhë”, shtoi ai.

Kluge gjithashtu tha se rritja e rasteve duhet të shërbejë si një paralajmërim i asaj që do të vijë.

“Në pranverë dhe në fillim të verës kemi mundur të shohim ndikimin e masave të rrepta të bllokimit. Përpjekjet tona, sakrificat tona, u shpaguan, ”tha ai.

“Në qershor, rastet arritën një minimum prej të gjitha kohërave.”

“Shifrat e shtatorit, duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne. Megjithëse këto numra pasqyrojnë një testim më gjithëpërfshirës, ​​ gjithashtu tregojnë nivele alarmante të transmetimit në të gjithë rajonin”./CNN