OBSH për vaksinën: Të rinjtë do presin deri në 2022

Të rinjtë e shëndetshëm do të duhet të presin deri në 2022 për tu vaksinuar për koronavirusin, sipas krye shkencëtares së Organizatës Botërore të Shëndetësisë që thotë se punonjësit e shëndetësisë dhe shtresat më të rrezikuara do të kenë prioritet...

Të rinjtë e shëndetshëm do të duhet të presin deri në 2022 për tu vaksinuar për koronavirusin, sipas krye shkencëtares së Organizatës Botërore të Shëndetësisë që thotë se punonjësit e shëndetësisë dhe shtresat më të rrezikuara do të kenë prioritet

Soumya Swaminathan, tha se pavarësisht se shumë testime vaksinash kanë nisur, vaksinimi masiv është ende i largët dhe organizimi se kush do të ketë i pari akses në rast të një vaksine të sigurt, është ende në përpunim e sipër.

“Pjesa më e madhe janë në një mendje, duhet të fillojë me punonjësit e kujdesit shëndetësor, ata që janë në vijën e parë të frontit, e më pas të moshuarit e me rrallë”, thotë ajo.

Swaminathan shpreson se do të ketë të paktën një vaksinë efikase deri në 2021 por ajo do të jetë e disponueshme në sasi të kufizuara. Dy vaksina kandidate, nga Johnson & Johnson dhe Astrazeneca, u detyruan të pezullonin testimet për shqetësime sigurie. Swaminathan po ashtu paralajmëroi edhe për rritje të shkallës së vdekshmërisë nga virusi duke thënë se me rritjen e infektimeve do të rritet pa dyshim edhe vdekshmëria.