Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi sot se i dërguari i saj për Sirinë, Staffan De Mistura ka ftuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 6 aleatë të tjerë, për të biseduar mbi çështjen siriane,raporton Top Channel.
Ky takim do të vijë vetëm dy ditë pasi De Mistura të takohet me përfaqësues të Rusisë, Turqisë dhe Iranit, më datat 11-12 Shtator, ku do të bisedohet gjithashtu për Sirinë dhe mundësinë e zgjidhjes përfundimtare të konfliktit atje.
Organizata e Kombeve të Bashkuara shtyn për të hartuar një kushtetutë të re për Sirinë dhe ka ngarkuar pikërisht De Misturën për të formuar një komitet të shtetasve sirianë për të hartuar kushtetutën e re, pas marrjes së nominimeve nga qeveria siriane dhe opozita.



