Omer Çelik: Sulmet dhe masakrat e Armenisë nuk do të mbesin pa u ndëshkuar

“Ne jemi pranë Azerbajxhanit. Mallkojmë sulmet vrasëse të Armenisë. Si një shtet hajdut Armenia vret civilët. Kryen masakra të pamëshirshme”, tha zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik…

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik ka thënë se “Armenia dhe mbështetësit e saj sillen si një rrjet masakrues që nuk gjendet as në ligjin e luftës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter lidhur me sulmet e ushtrisë së Armenisë në qytetin Ganja të Azerbajxhanit Çelik theksoi:

“Ne jemi pranë Azerbajxhanit. Mallkojmë sulmet vrasëse të Armenisë. Si një shtet hajdut Armenia vret civilët. Kryen masakra të pamëshirshme. Vrasësit dhe mbështetësit e saj shkelin ligjin. Sulmet e kryera në Ganja janë çnjerëzore”.

Çelik më tej shtoi se: “Armenia dhe mbështetësit e saj sillen si një rrjet masakrues që nuk gjendet as në ligjin e luftës. Këto sulme dhe masakra nuk do të mbesin pa u ndëshkuar. Armenia është fajtore për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit. Armenia duhet të dënohet në emër të njerëzisë dhe ligjit”.Çelik: Sulmet dhe masakrat e Armenisë nuk do të mbesin pa u ndëshkuar

Lajme të ngjashme